75 Mall Live Search
08:48 / E Hënë, 31 Tetor 2022 / A. M.

Bien sulmet kibernetike ndaj mediave

Mediat janë më rehat javëve të fundit, sa i përket sulmeve kibernetike.

Kryeredaktorja në portalin Klankosova.tv, Shkurte Zajmi, thotë se nga shtatori kush pati më së shumti telashe të tilla, e kanë përforcuar sistemin e mbrojtjes.

Zajmi ka treguar se me çfarë problemesh u përballën më së shumti gjatë kësaj periudhe.

“Faqja është hapur me vështirësi, pastaj problemet e brendshme kanë ndikuar tek stafi në postimin e lajmeve, në postimin e fotografive”, është shprehur ajo.

Shane Huntley nga Google ka thënë se mediat dhe gazetarët janë vazhdimisht cak i sulmeve kibernetike, teksa rrezik i madh mbeten rrjetet sociale, përcjell Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Nicole Perlroth, ish-gazetare e New York Times e cila dha disa këshilla për gazetarët.

“Bazat e thjeshta të higjienës kibernetike. Përdorni fjalëkalime të ndryshme në e-mail, llogarinë bankare dhe llogaritë e mesazheve të koduara. Bëjini shumë të gjatë. Përdorni verifikimin me dy faktorë. Këto janë kryesoret çka mund të bëni”, u shpreh ajo.