07:50 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / MSH

Bien temperaturat, edhe sot mot me diell dhe vranësira

Në Kosovë sot do të mbajë një mot edhe më i freskët se ai i ditës së mërkurë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat vende-vende mund të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndermjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 dhe 29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.