Bien temperaturat – minimalja 9 gradë
 
				Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 dhe 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                