07:18 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Bien temperaturat, sot reshje shiu

Java do të përfshihet nga temperatura më të ulëta dhe vranësira e reshje.

Kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Temperatura minimale sot do të jetë 4 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 7.

Herë herë, reshjet e shiut priten të jenë më intensive, teksa në viset malore do të ketë reshje bore.

Gjatë mbrëmjes, temperaturat priten të ulën edhe më shumë.

Në disa vende mund të ketë reshje shiu të përzier me borë.