“Bifurkacioni” paralajmëron ndërprerje të përkohshme të ujit në Ferizaj
Kompania rajonale e ujësjellësit, “Bifurkacioni”, ka bërë të ditur të premten (13.02.2026) se gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në krejt qytetin e Ferizajt.
Në faqen zyrtare të “Bifurkacionit” në Facebook është bërë e ditur se “ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të papritur në gypin kryesor furnizues të qytetit në fabrikën e përpunimit të ujit”.
Postimi i plotë:
N J O F T I M
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se sot, gjatë ditës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Ferizaj.
Ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të papritur në gypin kryesor furnizues të qytetit në Fabrikën e përpunimit të ujit. Për shkak të këtij dëmtimi, është detyruar ndërprerja e furnizimit me ujë deri në sanimin e plotë të defektit, me qëllim evitimin e dëmtimeve të tjera në rrjet dhe rikthimin e sigurt të sistemit në funksion.
Ekipet teknike janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht në terren për riparimin e defektit dhe normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit. Sipas planifikimit aktual, furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 13:00./Indeksonline/

