75 Mall Live Search
10:20 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

BIG BANG – Producenti më i mirë shqiptar!

2017-a ka qenë vit i stërmbushur me muzikë.

Që nga janari e deri sot, kemi dëgjuar hite të njëpasnjëshme të cilat i sollën artistët shqiptar.

Prapa tyre, sigurisht që qëndron një producent i cili me punë e përkushtim të madh, mundohet që secilën këngë që del nga studio e tij, ta krijoj në mënyrën më të mirë.

Klankosova.tv ka veçuar Arbër Gjikollin – ose ndryshe BIG BANG.

29-vjeçari i cili ka lindur dhe është rritur në Pejë, ka studion me të njohur në shqiptari – REDBOX Entertainmet. Arbëri jeton tash e 12 vjet në Prishtinë ku edhe punon si producent.

Për të qenë sa më i kompletuar BIG BANG, ka studiuar në Londër për “Music Production/Sound Engineering” në njërën ndër shkollat më të mira për “Sound” dhe “Production” – SAE Institute UK, njofton Klan Kosova.

Jo më kot kemi zgjedhur që këtë artikull t’ia kushtojmë pikërisht Arbërit – si producenti më i mirë shqiptar.

Kujtojmë se vitin e kaluar kur Era Istrefi publikoi këngën “Bonbon”, projekti i cili shpërtheu ndërkombëtarisht duke ngritur këngëtarën në majet botërore, dhe duke i sjellë asaj edhe kontratë me Sony Music. “Bonbon” sot numëron afër 1 miliard klikime në youtube.

Pikërisht prapa këtij projekti, qëndron BIG BANG.

I kthehemi sërish këtij viti brenda të cilit dëgjuam super-hite që sot kanë miliona klikime e pëlqime në youtube.

Ledri Vula – Krejt shokt e mi, Skerdi dhe Gjiko – Faje, Dhurata Dora dhe Lumi B – Simpatia, Ledri dhe Young Zerka – Nona, Nora dhe Gjiko – Gabime, Skerdi, Gjiko, Ledri, Lumi B – Messi dhe Pablo, Gjiko – Papuqe Gucci, Skerdi – tradhtare dhe javën e fundit të dhjetorit Gjiko, Lumi B dh Ledri – Shtrejt.

Këto janë vetëm disa mega-hite prapa të cilëve qëndron BIG BANG, producenti që punoi shumë për t’i bërë këto këngë të paharruara.

Jo vetëm kaq, 29-vjeçari, brenda këtij viti ka krijuar afro 40 këngë për artistët shqiptar të cilët ia besuan punën atij.

Shtëpia muzikore REDBOX Entertainmet menaxhon si artistë, Gjikon dhe Skerdin, por Ledri Vula, Lumi B, Dafina Zeqiri dhe shumë të famshëm të tjerë janë bashkëpunëtorë.

Sidoqoftë, punë shumë e përkushtim të madh brenda kësaj bote të muzikës, Arbëri, edhe pse me talent të madh dhe shkallë akademike, nuk e ka humbur modestinë. Ai njihet si shumë i afërt me familjen e tij dhe rrethin.

Me pak fjalë, BIG BANG, mund të quhet PRODUCENTI i viti 2017!

Më poshtë ua rikujtojmë me video edhe njëherë disa nga krijimet e Arbërit, që shpërthyen këtë vit./klankosova.tv