75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 06 Maj 2025 / AR

Big Basta eliminon Ronin, ja çfarë shprehën opinionistët

Big Basta, si më i preferuari nga publiku mes të eliminuarve iu dha një avantazh në lojë: Shpëto të eliminuarin, që publiku kishte zgjedhur Ronin dhe merr 10% buxhet, ose largo të eliminuarin dhe merr 100% buxhet.

Big Basta zgjodhi opsionin e dytë, duke larguar përgjithmonë nga “Ferma VIP 2” Ronin.

Opinionistja Zhaku, u shpreh se e sheh lëvizjen e Big Bastës një strategji në lojë, duke e përkrahur për vendimin.

“Mua mu duk zgjedhje e zgjuar, lëvizje me mend. E përgëzoj Big Bastën. Veprim i duhur, strategjik. Për mua bëri atë që dhe unë do kisha bërë”, tha Zhaku.

Edhe Kastro Zizo deklaroi se nga strategjia e lojës ishte një lëvizje e zgjuar, teksa shtoi se nga ana njerëzore mund të ushqeheshin edhe me presha e kos dhe do ia dilnin.

“Aty janë për të fituar lojën. Nga strategjia e lojës ishte një lëvizje e zgjuar. Nga ana tjetër, nga ana njerëzore, edhe me pak bukë dhe presh mund t’ia kishte dal. Por, aty janë fut secili tek e tek e do dalin po vetëm”, tha Kastro Zizo.