75 Mall Live Search
08:56 / E Diele, 21 Shtator 2025 / BA

Big Basta flet hapur, a i mori paratë e fituara nga Ferma Vip 2?

Big Basta, i cili për muaj me radhë e ktheu shtëpinë e tij në një fermë, këtë herë hapi dyert e shtëpisë së tij të vërtetë. Në të ka dashuri, ka jetë, pa intriga e pa garë.

Big Bastën e kemi parë në ekran me shumë role: artist, burri i Vesës dhe së fundi edhe fitues i “Ferma VIP”.

Sonte ai vjen në “Prive” në Klan Kosova, mbi të gjitha si Gerald Xhari.

Rrugëtimi i tij prej më shumë se dy muajsh në një shtëpi interesante nuk ka qenë i lehtë. Mbijetoi mes shumë sfidash, kafshëve dhe fytyrave publike që synonin garën.

Por sfidën e durimit e kaloi dhe u kthye në shtëpinë e tij të qetë e simpatike me titullin e fituesit të edicionit të dytë të “Ferma VIP”, titull ky që u vu në dyshim për transparencën.

Rrugëtimi i tij në “Ferma VIP” u shoqërua edhe me lajme kryesore në media për ndarjen nga Vesa. Megjithatë, këto thashetheme u mbyllën kur Vesa i bëri një surprizë bashkëshortit, i cili për një

kohë të gjatë qëndroi i mbyllur në fermë. Në këtë histori përjetoi gjithashtu edhe djali i tyre, Liani.

Dalja nga “Ferma VIP” e bëri Gerin 100 mijë euro më të pasur, por gjatë qëndrimit në fermë ai humbi diçka të pazëvendësueshme: lamtumirën me gjyshen e tij.

100 mijë eurot e fituara nga Basta ai tha se i dorëzoi menjëherë, dhe nuk kaloi shumë kohë deri sa ato para filluan të shpenzoheshin.