Big Benzema, shënon hat-trick për Al Ittihadin (VIDEO)

Karim Benzema ka shkëlqyer sonte në ndeshjen e kampionatit arab të futbollit.
Sulmuesi francez ka shënuar hat-trick për Al Ittihadin, në fitoren 4-2 ndaj Abha, shkruan IndeksOnline.
Benzema fillimisht u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 38-të.
35-vjeçari në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të shpejtë brenda dy minutave 67′ dhe 69′, duke kompletuar hat-trickun e parë me fanellën e Al Ittihadit.
Pos golave të shënuar, Benzema gjithashtu ishte edhe asistues te goli tjetër, i shënuar nga Coronado./IndeksOnline/