“Big Brother” nuk ka mbaruar ende për Arbanën

Arbana Osmani riktheu edhe njëherë fuqishëm vëmendjen tek reality show “Big Brother”, por këtë herë me personazhe publikë.
Prezantuesja e njohur për më shumë se katër muaj e mbajti të mbërthyer publikun shqiptarë, pasi të gjithë ishin kuriozë të dinin se çfarë po ndodhte në shtëpinë më të famshme shqiptare. Megjithatë programi u mbyll me sukses, fitues u zgjodh Ilir Shaqiri dhe stafi po bëhet gati për “Big Brother Vip 2”.
Megjithatë për Arbanën ky program vijon edhe në shtëpinë e saj, pasi partneri i saj Eduart Grishaj, ka postuar në rrjetet sociale një foto të Arbanës duke fjetur gjumë me mbishkrimin se ajo ishte gjasme duke parë një nga filmat fitues të OSCARS “Coda”.
Moderatorja e ka ripostuar këtë foto në Instagramin e saj ku shkruan se Big Brother ende s’ka përfunduar në shtëpinë e saj dhe mesa duket nuk do të mbarojë deri në dhjetor.
