Big Brother Vip Albania, banorët e Kosovës flasin për Shpat Kasapin
Banorët e Big Brother VIP Kosova 4 kanë biseduar së fundmi për edicionin e ri të Big Brother në Shqipëri, duke krahasuar formatin dhe duke aluduar për personazhet dhe zhvillimet atje.
“O zotërinj, ngadalë se ia ka filluar edhe komshia. Ku e di çfarë personazhe janë atje që ne nuk e dimë,” tha Edi, përcjell Indeksonline.
Labinot Rexha, pa qenë në dijeni për vdekjen e këngëtarit, përmendi emrin e Shpat Kasapit:
“Shpati,” u shpreh ai. Kjo pasi artisti nga Tetova do të bëhej pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania dhe akoma nuk janë informuar për vdekjen e tij./Indeksonline/


