“Big Deal”, nënshkruhet marrëveshja mes dy kompanive gjigante për një projekt unik

Është nënshkruar marrëveshja për një nga projektet më unike së fundmi në Kosovë.
Kompanitë e suksesshme, “Sphinx” dhe “Gamp” kanë nënshkruar kontratë për furnizimin me disa nga makineritë të teknologjisë dhe precizitetit më të lartë në tregun vendor.
Makineritë kanë fiber laser për prerje me gjatësi dhe lartësi të caktuara, si dhe makineri të posaçme për lakime.
Të lumtur u shprehen të dy pronarët e kompanive, të cilët parashikojnë lehtësim të jashtëzakonshëm për punëtorët, si dhe rritje të nivelit të prodhueshmërisë dhe kapacitetit.
Ky është njoftimi i plotë:
Me kënaqësi ju njoftojmë për një nga projektet më unike dhe sfiduese për ne!
SPHINX L.L.C & GAMP L.L.C sot nënshkruan kontratë për furnizimin me disa nga makineritë të teknologjisë dhe precizitetit më të lartë në tregun tonë.
“The ultimate high-tech machine package”
•HS-C6015 – CNC fiber laser me hapsirë pune prej 6000x1500mm
Fuqia 3000W me kapacitet të prerjes deri në 20mm
•HS-R2 – CNC fiber laser për prerjen e profileve me 6500mm gjatësi dhe diametër minimal prej vetëm 8mm dhe maksimal 240mm
Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja:
~ZEUS SPH6000/400T Genius Series~
HYBRID CNC Bending Machine
•8+1 akse
•6000mm gjatësi lakimi
•400 Ton shtypje
•Kontroller Delem DA69-T (3D vizualizim)
Njëri ndër Abkantët më të mëdhenj/fuqishëm dhe me precizitetin më të lartë të mundshëm!
Kjo pako jo vetëm përshpejton prodhimin për 300% por gjithashtu zgjeron gamën e produkteve të reja në këtë kompani.
Kemi kënaqësinë që zgjodhët Sphinx L.L.C si partnerin tuaj drejt avancimit në teknologji.
Sphinx Machines… Advance with us!