17:03 / E Diele, 04 Qershor 2023 / AR

‘Big Mama duhet të më kërkojë mua falje’, vazhdon sherri mes Big Mames dhe Antonelës

Antonela Berisha ishte sot e ftuar në emisionin “E Diell”, ku u bë pjesë edhe e rubrikës “Hëna apo Dielli”. Gjatë një loje, asaj iu dha si detyrë që t’i kërkonte ndjesë Big Mama-s për çfarë kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 1”.

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk pranoi që t’i kërkonte falje.

“Duhet të më kërkojë ajo falje mua, jo unë asaj. Nuk kam bërë asgjë që ti kërkoj falje”, tha Antonela.

Kjo e fundit pastaj shton se ‘në kuadër të lojës po i kërkoj falje’. Por jo vetëm kaq, pasi asaj iu kërkua që t’i bënte follow në “Instagram”.

Berisha tha se follow mund t’i bëjë në rrjetet sociale, por vuri re se këngëtarja e njohur i kishte bërë bllok.