75 Mall Live Search
23:57 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Big Mama e prekur nga tragjedia në Shkup: Trupi po më dridhet!

Tragjedia e sotme në Maqedoni ka prekur gjithë popullin shqiptar, ku nga aksidenti i tmerrshëm humbën jetën 13 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe shumë të tjerë.

Ky lajm ka tronditur edhe këngëtaren shqiptare nga Maqedonia, Big Mama.

Ajo u ka shprehur ngushëllimë familjarëve që humbën të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë:

Ky është postimi i këngëtares:

Nuk kam fjalë për të ngushlluar me dridhet trupi për tragjedin që dëgjova .Ngushllime familjarēve që humbên të dashurit e tyre sot ne aksidentin tragjik në autostraden Shkup-Tetove. Shërim te shpejt të lënduarve. Lutjet tona qofshin me familjet që u prekën nga kjo tragjedi.