75 Mall Live Search
10:16 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Big Mama në formë të mirë, befason në imazhin e ri

Big Mama po duket përherë e më bukur që nga ndryshimet në pamje që bëri kohë më parë duke iu nënshtruar një operacioni për t’i larguar kilogramët e tepërt.

Këngëtarja nga Maqedonia u paraqit atraktive edhe në disa imazhe që ka ndarë së fundi me adhuruesit e saj në Instagram, shkruan Indeksonline.

Në një fustan të zi, të gjatë, Bigu erdhi elegante dhe në formë të mirë, teksa linjat e saj joshëse morën gjithë vëmendjen.

“Dashni për ju”, ka shkruar Big Mama në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, projekti i saj i fundit muzikor erdhi pak kohë më parë, një remake i këngës “Akoma të du” të Bertan Asllanit./Indeksonline/