16:00 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / AR

Big Mama rrëfen incidentin që për pak i mori jetën

Këngëtarja Big Mama ka bërë së fundmi një rrëfim prekës për humbjen e babait të saj dhe një shoku të ngushtë. E ftuar në ‘Se Luan Topi’, artistja ka treguar mes lotësh se babai saj ka ndërruar jetë kur ajo ka qenë rreth 18 vjeçe.

Ajo gjithashtu tregon momentin kur i ka shpëtuar në incidenti të tmerrshëm me shokun e saj, ku ky i fundit fatkeqësisht humbi jetën.

“Në moshën 17-18 vjeçare kam humbur shokun e parë të ngushtë të jetës. Ndërroi jetë shoku i parë dhe për një vajzë 17-18 vjeçare është diçka e rëndë për t’u përjetuar. Më pas, në Strugë po prapë humba një tjetër shok të ngushtë. Aty u mbyta dhe unë, por u ktheva në jetë për së dyti. Ka ndodhur një incident para shumë vitesh.

Ishim në liqenin e Ohrit me një motor uji, ndodhi një problem, ramë nga motori, të dy e humbëm vetëdijen. Se si na kanë nxjerrë, se si kemi shpëtuar nuk e di. Vetëm kur hapa sytë në spital. Mjekët na kthyen shpirtin dhe zemrën, por atij nuk i funksiononte më truri. Unë e kam pasur të shkruar të jem gjallë, ai ndërroi jetë”-tha ajo.