10:01 / E Diele, 04 Mars 2018

“Big Sam” qesh pas humbjes, tifozët duan shkarkimin (Video)

Tifozët e Evertonit kanë kërkuar nga drejtuesit që ta largojnë trajnerin, Sam Allardyce.

Krejt kjo për shkak se trajneri i njohur qeshi pas humbjes kundër Burnleyt, trasnsmeton IndeksOnline.

Skuadra e tij ishte duke fituar 1 me 0, me golin e shënuar nga turku Cenk Tosun – por në pjesën e dytë me dy gola nga Barnes dhe Wood, skuadra e Evertonit pësoi humbjen e radhës në Premierligë.

“Big Sam” u fishkëllye në fund të ndeshjes nga tifozët, ndërsa në konferencë për shtyp u paraqit duke qeshur.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer tifozëve nga “Godison Park”. Evertoni tani gjendet në pozitën e 10’të me 34 pikë, një më shumë se Bournemouth./IndeksOnline/