“BIG SHAQA” e çon në qiell kupën e dytë këtë sezon me Baselin

Skuadra e Baselit shënoi fitore të thellë 4:1 ndaj Biel-it në finalen e Kupës së Zvicrës.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Shaqiri në fundin e ndeshjes e ngriti lartë titullin e dytë këtë sezon me skuadrën nga Zvicra.
Baseli fitoi Kupën e Zvicrës dhe Kupën e Ligës për sezonin 2024/25.
Këtë sezon, Shaqiri shënoi 21 gola dhe bëri 22 asiste në të gjitha garat me ekipin “helvetik”./Indeksonline/