75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bijtë dhe bijat e këngëtarëve që dhezën, dhe ata që deshtuan

Nuk janë të pakët bijtë e bijat e këngëtarëve që trashëguan profesionin e prindërve të tyre në muzikë në estradën kosovare.

Disa nga ta ia dolën që të bindin audiencën se muzikën e kanë trashëgëmi dhe jo diçka të imponuar.

Por, ka nga ta edhe që dështuan të dëshmojnë talentin e trashëguar.

Shembulli më i mirë në estradë në këtë aspekt padyshim që është Ermal Fejzullahu. Nuk ishte e lehtë për të që të paraqitej në publik si djali i Sabriut, në kohën kur babai i tij ishte këngëtari ndoshta më i preferuar në vend.

I rritur në mes të muzikës e famës, Ermali arriti që të dëshmojë talentin e tij që nga fëmijëria. E veçanta e tij ishte dhe mbetet talenti për të kënduar në zhanre të ndryshme, gjë të cilën e ka treguar në shumë hite.

I lindur për hite, Ermali ka arritur të shëndrrohet në krenarinë e babait ngase karriera e tij është përcjellur me suksese e jo me skandale.

Gresa Behluli asnjëherë nuk ka qenë në media për skandale. Vajza e Shkurte Fejzës ka qenë gjithmonë e pranishme në media dhe publik, por që asnjëherë nuk i është afruar suksesit të nënës së saj.

Ka provuar edhe me duete që të afirmohet, por që vazhdon të jetë larg pritshmërive. Martesa e kurorëzuar këtë vit ka qenë një konfirmim se Gresa nuk është e skandaleve, por jo edhe aq e sukseseve muzikore.

Hiç më mirë në këtë aspekt nuk qëndron as vajza e Shyhretes. Më shumë komentohet dukja e saj, se sa sukseset e saj të deritanishme në muzikë.

Albatrit Muçiqi rrjedh një familje ku muzika ka zënë vend ndër vite dhe që ka arritur ta trashëgojë suksesshëm atë. I biri i Meritës e Nysretit është këngëtar i pëlqyer në estradë dhe autor i disa hiteve.

Edhe Korab Shaqiri ka tentuar të futet në biznesin e muzikës, por që nuk ka arritur asnjëherë të afrohet tek fama e suksesi i babait, Ilirit. Për këtë, Korabi së fundi ka vendosur pothuajse të tërhiqet duke u fokusuar më shumë tek biznesi.

Një Korab tjetër ka provuar të ndjekë rrugën e babait. Bëhet fjalë për Korab Jetishin, djalin e Shkëlzen Jetishit. Këtë nuk ka arritur ta bëj dhe i njëjti ka rralluar lansimet e tij muzikore. /Indeksonline/