BIK jep njoftim: A do të falet nesër xhumaja nëpër xhamitë e Kosovës?
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/03/xhuma.jpg)
BIK-u përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të gjendjes me Korona Virus(COVID-19), me vendim të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, është pezulluar Namazi i Xhumasë si dhe namazet tjera ditore me xhemat në Xhami.
“Prandaj, nesër nuk do të falet Namazi i Xhumasë në asnjë Xhami në Kosovë, por si zëvendësim të xhumasë, duhet të falni namazin e drekës nëpër shtëpitë e juaja ! Zoti na ndihmoftë ta kalojmë këtë sprovë”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/
![Image result for falja e xhumase](https://ina-online.net/wp-content/uploads/2019/07/falja-xhami.jpg)