75 Mall Live Search
19:29 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

BIK-u me vendim të ri: Matja e temperaturës e detyrueshme para hyrjes në xhami

Situata pandemike në vend ka bërë që kryesia e Bashkesisë Islame të Kosovës ka marrë dy vendime me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Përmes një njoftimi, BIK-u ka njoftuar se para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

Po ashtu në njoftim kërkohet nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienen e tyre, të pastrojnë duartë, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.