75 Mall Live Search
13:44 / E Premte, 29 Shtator 2023 / A. M.

BIK vendos që hytbja e xhumasë t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që nëpër xhamitë e Kosovës hytbja e xhumasë t’i dedikohet unitetit kur rrezikohet shteti.

Ky vendim i BIK-ut vjen pas sulmit terrorist të të dielës nga ana e grupeve kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës.

Këtë të premte, nëpër xhami është bërë apel për unitet, kujdes me informata dhe respektim të institucioneve.

Kjo është konfirmuar edhe nga kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari.

Të nderuar, ju informoj se sot ligjëratën e xhumasë do e mbajë në xhaminë te Tabet E Llapashticës, me temën unike të sotme në gjitha xhamitë e vendit; UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Zoti e bekoftë vendin tonë.