75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / H F

Bilall Kqiku i kërkuari për vrasje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë (Pamje)

Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në lagjen e Spitalit, konkretisht në rrugën “Vëllëzërit Asllani”, ku një person është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

Bëhet fjalë për Bilall Kqikun, i cili është i kërkuar nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen që ndodhi më herët këtë vit në Kolovicë të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.

Sipas informacioneve paraprake, Kqiku dyshohet se është hedhur nga kati i katërt në përpjekje për t’i ikur arrestimit nga ana e Policisë. Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur autoambulanca dhe njësitë policore, të cilët kanë ndërhyrë me urgjencë.

Nga Emergjenca, për IndeksOnline kanë konfiruar shkurt se Kqikut aktualisht janë duke iu bërë ekzaminime mjekësore.

“Po, aktualisht janë duke ju bërë ekzaminime mjekësore”, ka thënë Avdush Bajgora për IndeksOnline.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për mediat lidhur me detajet e operacionit dhe rrethanat që çuan në ngjarjen e sotme, por hetimet janë në zhvillim e sipër.