75 Mall Live Search
12:24 / E Hënë, 25 Mars 2024 / L K

Bilanc tragjik, mbi 32 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza

Të paktën 32,333 palestinezë janë vrarë dhe 74,694 janë plagosur në operacionin  ushtarak të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Sipas informacioneve, 107 palestinezë janë vrarë dhe 176 janë plagosur në 24 orët e fundit.

Pjesa më e madhe e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur që kur Izraeli filloi bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe ofensivën tokësore.