08:31 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Bilanci i 24 orëve të fundit: 58 aksidente e 956 gjoba trafiku

Numri i aksidenteve në vend kohëve të fundit ka pësuar një rritje. Kjo pasi që të pakta janë ditët kur bie nën 50 numri i tyre në nivel vendi, transmeton IndeksOnline.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit siç ka njoftuar Policia e Kosovës janë shënuar 58 aksidente. Prej tyre 21 me të lënduar e 37 me dëme materiale.

Ndërsa numri i shkeljeve të rregullave në trafik gjatë të hënës nuk ka qenë i paktë. Kjo pasi që polici ka shqiptuar gjoba trafiku për 956 kosovarë./IndeksOnline/