Bilanci i ndeshjeve Zvicër – Kosovë mes veti

Përballjet mes Kosovës dhe Zvicrës kanë zgjuar gjithmonë interes të madh, si për shkak të rivalitetit sportiv, ashtu edhe lidhjeve të ngushta mes dy vendeve.
Deri më tani, Kosova nuk ka pësuar asnjë humbje ndaj kombëtares helvete, duke ruajtur një bilanc pozitiv në këto takime.
Këto ndeshje janë karakterizuar nga lojë e fortë, atmosferë e veçantë dhe vëmendje e madhe nga tifozët, duke u kthyer në një pikë referimi të rëndësishme për historinë e re të futbollit kosovar.
Pavarësisht sfidave, Kosova ka treguar se di të përballet denjësisht me një kundërshtar të nivelit të lartë si Zvicra.
Deri më tash, Kosova e Zvicra janë përballur në tri ndeshje, dy zyrtare dhe një miqësore.
Në ndeshjen e parë, që ishte miqësore, rezultati i ndeshjes ishte 1-1, me takimin e zhvilluar në mars të vitit 2022.
Në ndeshjet kualifikuese për EURO 2024, Kosova e Zvicra u përballen dy herë.
Fillimisht, në “Fadil Vokrri” më 2023, ndeshja u mbyll 2-2, me dy gola nga Muriqi.
Në ndeshjen e dytë në Bazel, shifrat ishin 1-1