Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës: Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur dy aksidente trafiku me pasoja fatale, 23 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit zyrtar, dy persona kanë humbur jetën në dy aksidente të ndara, njëri në rrugën Gjilan–Prishtinë dhe tjetri në Lipjan.
Policia njofton gjithashtu se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1937 gjoba për kundërvajtje në trafik, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë rrugore.
Policia rrugore bënë thirrje për kujdes maksimal në komunikacion dhe respektim të rregullave, duke theksuar se pakujdesia në trafik po vazhdon të marrë jetë njerëzish./IndeksOnline/