75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Gj Sh

Bilbao merr tre pikët e para në Champions, fiton me përmbysje ndaj Qarabag

Atletiko Bilbao ka marr fitoren e parë sezonale në Champions League.

Skuadra baske para tifozëve vendas fitoi me përmbysje ndaj Qarabag, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kaluan në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes, me golin e Leandro Andrade.

Gorka Guruzeta, barazoi shifrat në minutën 40-të, ku me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Bilbao kaloi në epërsi në minutën e 70-të, me golin e Robert Navarro.

Guruzeta me golin e dytë personal, vulosi fitoren e baskëve, në minutën e 88-të.

Pas tre ndeshjeve, Atletiko Bilbao ka 3 pikë, derisa Qarabag ka 6 pikë./IndeksOnline/