Bilbilat e Mushtishtit bëhen me Shtëpi moderne të Kulturës

Bali Muharremaj ka njoftuar sot hapjen e Shtëpisë së Kulturës, në Mushtisht të Suharekës.
Përpara një ambienti modern, shtëpia e kulturës “Afërdita” mblodhi figura të shquara të muzikës, përfshirë dhe bilbilat e Mushtishtit: Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli.
Të dyja, bashkë me kryetarin Muharremaj, prenë shiritin që simbolizon hapjen zyrtare të objektit që do të shërbejë për aktivitete të ndryshme kulturore.
Duartrokitje u dëgjuan edhe nga Remzie Osmani, që po ashtu ka krijuar gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.
Shtëpia e Kulturës pritet të jetë vendi ku do të kenë mundësinë të zhvillohen dhe promovohen shumë artistë të së ardhmës.