75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 27 Shkurt 2019 / indeksADMonline

BILD i jep “myzhde” Bayernit

Gazeta e famshme gjermane, BILD njofton se është arritur marrëveshja për transferimin e Lucar Hernandez. Sipas gazetës së njohur gjermane, Lucas Hernandez do të luaj te Bayern nga 30 qershori i këtij viti.

Shifra e këtij transferimi do të jetë nga 80 deri në 96 milionë euro. Së fundi ka patur një takim të zyrtarëve të Bayernit me Gil Marin që ka pasuar me një marrëveshje verbale.

Atletico Madrid nuk e ka patur në plan shitjen e mbrojtësit, por që Bayern ka shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e futbollistit. 9 milionë euro neto në sezon do të përfitojë mbrojtësi francez te skuadra bavareze.

Bashkë me të në skuadër nga kjo verë do të jetë edhe bashkëkombasi i tij, Benjamin Pavard./Indeksonline/