75 Mall Live Search
08:39 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / B O

BILD jep lajmin bombastik, ylli i Zvicrës te Manchester United pas pak ditësh!

Sipas gazetës gjermane Bild, Manchester United do të ndahet me David De Gean në janar.

Portieri spanjoll raportohet se do të ndërrojë skuadër pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Yann Sommer i Zvicrës do të jetë portier i ri i United, sipas BILD.

Sommer ka luajtur me Monchengladbach nga viti 2014 por që thuhet se ka kërkuar nga skuadra mirëkuptim dhe se do të bashkohet me United.

Sommer humbi fitoren e Serbisë për shkak të një ftohje./Indeksonline/