Bild: Rashica, kërkesa personale e Klopp

Sipas gazetës gjermane Bild, Liverpooli ka synim te nënshkruajë me anësorin e Werder Bremenit, Milot Rashica – me Jurgen Klopp i cili e ka atë në listën e dëshirave të tij.
Pretendohet se Liverpooli e ka përcjellur Rashicën në mënyrë konstante deri tani, dhe Klopp është i interesuar të nënshkruajë me kosovarin në fund të sezonit.

Raporti thotë se largimi i Rashicës tani është ‘i pashmangshëm’, pavarësisht nëse Werder do të qëndrojë në Bundesliga apo jo; ata aktualisht ulen në zonën e rënies, por janë vetëm disa pikë larg zonës së mbijetesës.
Rashica me sa duket ka nevojë për një lëvizje për të çuar më tej karrierën e tij tani, dhe Liverpool mund t’i ofrojë atij një transferim në Premier League pas disa shfaqjeve fantastike në Gjermani.
Rashica ka shënuar 10 gola dhe ka katër asistime në 21 paraqitje, duke shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime për Werderin sezonin e kaluar. /IndeksOnline/