75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 26 Mars 2026 / Gj Sh

Bileta për Kupën e Botës, Kosova në finale luan ndaj Turqisë në ”Fadil Vokrri”

Kosova është një hap larg ëndrrës së madhe, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës.

Të udhëhequr nga Franco Foda, Kosova sonte shënoi fitore në gjysmëfinale të play-offit, si mysafire e Sllovakisë, me rezultat 3-4, shkruan IndeksOnline.

Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi ishin golashenues për ”Dardanët”.

Në finale, ku vendoset fati përfundimtar, Kosova do të luaj me kombëtaren e Turqisë.

Ndeshja zhvillohet ditën e martë, me 31 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45./IndeksOnline/