75 Mall Live Search
16:19 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Biletat e ndeshjes Maqedoni – Kosovë, përfundojnë në merrjep

Pak orë më parë Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen Maqedoni – Kosovë, janë shitur dhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.

Mirëpo pa kaluar shumë kohë, këto biletat kanë përfunduar në ueb-sajtin e njohur merrjep, shkruan IndeksOnline.

Sigurimi i një bilete për shumë tifozë shqiptarë ka qenë mjaft i vështirë, pasi maqedonasit kanë qenë mjaft kujdesshëm që ato t’i shiten tifozëve të tyre.

Ndeshje mes Maqedonisë dhe Kosovës zhvillohet më 26 mars në stadiumin Tose Proeski Arena në Shkup me fillim nga ora 20:45./IndeksOnline/