“Biletat edhe në Prishtinë”, FC Ballkani del me njoftim të rëndësishëm për tifozët

FC Ballkani ka njoftuar se tifozët mund të blejnë biletat edhe brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjen ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, nga ora 20:45.
Përveç sistemit online, klubi i Ballkanit ka bërë të ditur se biletat mund të blihen edhe në stadium që nga dita e nesërme (e hënë).
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“BILETAT EDHE NË PRISHTINË!
Të gjithë të interesuarit në kryeqytet, për t’u pajisur me biletat e vlefshme për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërmjet BALLKANIT dhe Ludogorets, mund t’i sigurojnë ato që nesër (e hënë), te hyrja VIP1 – zyra e mediave, brenda stadiumit “Fadil Vokrri”, nga ora 09:00 deri në 17:00.
Siguroje vendin tënd dhe të afërmve tuaj, për ta përkrahur kampionin e Kosovës”.