Biletat për Kosovë-Ishujt Faroe nuk dalin në shitje, kjo është arsyeja
Federata e Futbollit të Kosovës kishte paralajmëruar dje se gjatë ditës së sotme do të dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Ishujt Faroe.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Indeksonline mëson se shitja e biletave është anuluar për shkak të sponzorit të FFK-së, e që është Ipko. Kjo përbën konflikt interesi dhe është dashur të anulohet.
FFK është duke e diskutuar një lokacion të ri për nxjerrjen në shitje të biletave.
Lidhur me pikat e reja të shitjes së biletave FFK do të dalë me njoftim në orën 15:00./Indeksonline/