Biletat u shitën, por ”tregu i zi” mbetet shqetësues
Nga ndeshja në ndeshje, interesimi për t’i shikuar ndeshjet e Kombëtares së Kosovës po rritet tejmase.
Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se dje do të dalin biletat në shitje për ndeshjen, Kosovë – Maltë.
Procesi nuk shkoi ashtu siç pritej, dhe pas disa incidenteve, shitja u shtye për sot, vetëm në Prishtinë e Ferizaj, shkruan IndeksOnline.
Edhe sot pritjet e gjata e tollovitë përshkruan procesin e shitjeve, megjithatë tashmë të gjitha biletat janë shitur.
Në shitje kishin dalur plotë 13 mijë e 500 bileta për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Kombeve dhe të gjitha tashmë janë shitur.
Por, shqetësues është fakti se tani biletat kanë filluar të shiten në ”tregun e zi” me çmime marramendëse./IndeksOnline/