Biletat për ndeshjet me Greqinë dhe Spanjën nuk shiten, do të ndahen për ‘Dardanët’

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ndeshjet e Kosovës me Greqinë dhe Spanjën të zhvillohen me praninë e rreth 1300 tifozëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që bileta nuk do të ketë në shitje.
Federata e Futbollit të Kosovës, shumicën e biletave do t’ua shpërndajë tifozëve ‘Dardanët’ dhe mysafirëve.
Ndeshja ndaj Greqisë zhvillohet të dielën nga ora 20:45.
/Indeksonline/