18:21 / E Martë, 04 Korrik 2023 / k.v

Bill Clinton emocionohet kur sheh të rinjtë kosovarë që mbajnë emrin e tij (Video)

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është larguar nga Shqipëria duke u përcjellë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare në videon e sapo publikuar ka zgjedhur të falënderoi të gjithë të rinjtë kosovarë që mbajnë emrin e Clintonit e që udhëtuan drejt Tiranës për të bërë sa më madhështore pritjen e njeriut që bëri shumë për çlirimin e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Dhe në fund njësoj si me ëmbëlsirat, një falënderim të veçantë për Klintonët, Hilarit dhe vetë Billklintonin, që erdhën dje nga Kosova për t’i dhënë ngjarjes së rrallë përmasën e një zemre të madhe”, ka shkruar Rama sipër videos së postuar në faqën e tij në Facebook./IndeksOnline/