75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / MSH1

Bill Clinton kërkon publikimin e plotë të dosjeve Epstein

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, ka deklaruar se ka bërë thirrje për publikimin e plotë të dosjeve që lidhen me financierin Jeffrey Epstein, duke theksuar se ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet dhe hetimet përkatëse.

Në një reagim publik, Clinton tha se ka dhënë një deklaratë të betuar lidhur me gjithçka që di për çështjen Epstein, shkruan IndeksOnline.

“Kam bërë thirrje për publikimin e plotë të dosjeve të Epstein. Kam dhënë një deklaratë të betuar për atë që di. Dhe vetëm këtë javë, kam pranuar të paraqitem personalisht para komisionit. Por kjo ende nuk është e mjaftueshme për republikanët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve” u shpreh ai.

Çështja Epstein vijon të jetë një temë e ndjeshme në politikën amerikane, për shkak të lidhjeve të financierit me figura të fuqishme nga bota e politikës, biznesit dhe showbiz-it.

Publikimi i dosjeve të plota është kërkuar nga shumë aktorë politikë dhe organizata, në emër të transparencës dhe llogaridhënies.