22:53 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

Bill dhe Melinda Gates po divorcohen, pas 27 viteve martesë

Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda po divorcohen, pas 27 viteve martesë.

Në një deklaratë të përbashkët, ata njoftuan se kishin marrë vendim për t’i dhënë fund martesës së tyre, transmeton Indeksonline.

Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që vepron në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve që të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive“, thanë ata.

Bill dhe Melinda filluan të takoheshin në vitin 1987. Melinda më pas vazhdoi të punonte në marketing për Microsoft dhe u emërua si Menaxhere e Përgjithshme e Produkteve të Informacionit në fillim të viteve ’90.

Çifti u martuan më 1 janar 1994 në Hawaii dhe Melinda u largua nga kompania në vitin 1996 për t’u përqëndruar në krijimin e familjes së tyre.

Bill dhe Melinda kanë 3 fëmijë – Jennifer, Rory dhe Phoebe, shkruan TMZ.

Pasuria neto e Gates vlerësohet në më shumë se 130 miliardë dollarë./Indeksonline/