10:10 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bill Gates: S’ka një vaksinë për ndryshimin klimatik, problem shumë më i madh se Covidi-19

Bill Gatesi, bashkëthemelues i Microsoftit, është shprehur se bota po përballet aktualisht me një problem shumë më të madh sesa koronavirusi. Ky problem është ndryshimi klimatik.

“Nuk ka një vaksinë për ta zgjidhur ndryshimin klimatik, është shumë më i rëndë”, tha Gatesi për “Bloomberg”-un.

Sipas tij, problemi mjedisor do të jetë shumë më i madh sesa problemet që ka shkaktuar këtë periudhë Covidi-19.

Gatesi duket pesimist në këtë aspekt: “Shumica e ekonomisë së botës (transport, industri, ndërtim, elektricitet dhe agrikulturë) është burim emetimesh të dëmshme. Për shumë prej tyre nuk ka asnjë zgjidhje”.