Bill Gates-, personi më i pasur në botë, tejkalon Bezosin
Bill Gatesi tejkaloi Jeff Bezosin si personi më i pasur në botë, pasi rimori fronin e tij me një pasuri neto prej 110 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg Billionaires Index.
Bashkëthemeluesi i Microsoftit u rikthye në vend të parë pas dy vjetësh. Ai arriti në krye muajin e kaluar pasi Amazoni njoftoi se fitimet e tij për tre muaj ranë në shtator me 28% në krahasim me vitin e kaluar. Por qëndrimi i Gatesit në krye ishte jetëshkurtër.
Por ai rimori epërsinë pasi aksionet e Microsoftit janë rritur me rreth 48% këtë vit, gjë që ndihmoi në rritjen e vlerës së aksioneve të tij në kompani.
Në tetor, Microsofti mundi Amazonin, duke nënshkruar një kontratë informatike prej 10 miliardë dollarësh me Pentagonin.
Bezosi i dha aksionet bashkëshortes së tij prej 25 vjetësh këtë ditë, duke bërë që të ardhurat e tij të uleshin ndieshëm.
Tashti ai mban vendin e dytë me një vlerë neto prej 108,7 miliardë dollarësh.