07:12 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Bill Gates: Trump duhet të kthehet në rrjete sociale

Për Bill Gates, rrjetet sociale që bllokuan ish-presidentin amerikan Donald Trump pas sulmit në Kapitol, duhet ta lejojnë atë të rikthehet përsëri.

“Unë mendoj se në një moment ai ndoshta do të lejohet të kthehet dhe ndoshta duhet të kthehet,” tha bashkëthemeluesi i Microsoft për CNBC kur u pyet nëse do të ishte në dorën e tij, a do ta kthente ish-kreun e shtetit amerikan, në rrjete sociale.


Bill Gates parashikoi që gjigandët e mediave sociale “do të gjejnë një mënyrë për ta lënë atë të kthehet”, megjithëse përmbajtja e postimeve të tij në shumë raste “mund të etiketohet si e rremë”.

Për momentin, megjithatë, Twitter ka bërë të ditur se ndalimi ndaj Trump është i përhershëm.