12:52 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bill Klintonin e quajnë “Air F..k One”, akuzohet për 4 sulme tejra seksuale

Bill Klinton përballet me një raund të ri të akuzave për sulme seksuale nga katër gra në ish administratën e tij.

Pretendimet e reja kundër ish-presidentit amerikan, 71 vjeçar,  thuhet se vijnë nga burime të nivelit të lartë të Partisë Demokratike të cilët kanë folur me autorin Ed Klein, transmeton Indeksonline.

Cilat janë akuzat e reja kundër Bill Klintonit? Mail Online raporton se katër gra po fillojnë procedime ligjore dhe thuhet se kërkojnë të holla në mënyrë që të heshtin.

Nëse negociatat ligjore dështojnë, gratë do të publikojnë akuzat e tyre. Incidentet e dyshuara thuhet se kanë ndodhur pasi Clinton u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2001 dhe gjatë periudhës që ai ishte punësuar nga miliarderi Ron Burkle.

Clinton ndihmoi Burkle të gjeneronte biznes në mbarë botën në avionin privat të Burkle, i cili thuhet se u quajt “Air Fuck One”. Nuk ka asnjë sugjerim që z.Burkle dinte për sulmet e supozuara.

Një anëtar i ekipit ligjor të Klintonit i tha Mail: “Natyrisht, unë jam i vetëdijshëm për akuzat, por nuk mund të flas për to”.

Ndwrkaq një zyrtar i Partisë Demokratike shtoi: “Bill është i shqetësuar me mendimin se duhet të dëshmojë dhe të mbrojë veten kundër akuzave për seks”./Indeksonline/