75 Mall Live Search
21:28 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Billboard shkruan për nominimin e dy këngëtareve shqiptare në “Grammy Awards”

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, BebeRexha dhe Dua Lipa janë nominuara për çmimin “Grammy Awards”.

Ky lajm ka gëzuar të dyja shqiptaret, ndërsa Billboard shkruan se Bebe është entuziaste për këtë.

“Bebe Rexha dhe Dua Lipa ishin të entuziazmuara pasi u nominuan për “Grammy Awards 2019”, por Rexha shkon përtej arritjeve muzikore dhe shënon një moment emocional”, ka shkruar Billboard në artikull.

Ndërsa në një postim të bërë në “Twitter”, Bebe ka shkruar “Dy vajza shqiptare të nominuara për 2 Grammy, në zemrën time tashmë kemi fituar, për të gjitha femrat shqiptare dhe të gjitha vajzat në botë,gjithçka është e mundur ndjekni ëndërrat tuaja dhe theni rregulla.

Ndryshe, Dua dhe Bebe janë të nominuara për çmimin ‘Artisti më i mirë i ri”./Indeksonline/

Temat: