75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 31 Maj 2022 / AR

Billie Eilish ndahet nga i dashuri?

Billie Eilish është zyrtarisht beqare.

Marrëdhënia me aktorin Metthew Tyler Vorce ka përfunduar pas një viti lidhje, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme vet aktori përmes Instastory.

Në rrjetet sociale është përfolur se dyshja janë ndarë, kjo pasi Vorce e kishe mashtruar Eilish-in, por, kjo “akuzë” sipas tij nuk është e vërtetë.

“Askush nuk ka mashtruar askënd. Në marrëdhënie mund të ftohesh dhe t’i japësh fund. Është e thjeshtë”, tha ai.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Eilish nuk ka dhënë asnjë shpjegim./Indeksonline/