13:10 / E Hënë, 07 Shkurt 2022 / AR

Billie Eilish ndalon koncertin në Atlanta për të ndihmuar fansen

Billie Eilish pati një moment të sikletshëm të shtunën mbrëma.

Gjatë mbajtjes së koncertit në Atlanta, ajo ndaloi performancën e saj për t’i ndihmuar fanses, transmeton Indeksonline.

“A keni nevojë për inhalator?”, dëgjohet duke i thënë Eilish një gruaje.

Ky moment u kap nga kamerat dhe u shpërnda në rrjetet sociale. Në video shihet teksa Eilish i drejtohet sigurimit dhe iu kërkon atyre të gjejnë një inhalator.

Ndërkohë, Eilish iu drejtua mijëra fansave në arenë duke u thënë: “Në rregull… jepini pak kohë. Mos u grumbulloni”./Indeksonline/