18:00 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

Billie Eilish ndërpret sërish koncertin, kjo është arsyeja

Billie Eilish ka anuluar koncertin në New York, i cili ishte menduar të mbahej sot në mbrëmje.

Sipas TMZ, këngëtarja anuloi këtë shfaqje pasi po mendon për shëndetin e fansave, transmeton Indeksonline.

Në fillim të këtij muaji, Eilish ndaloi për pak kohë performancën e saj për shkak të një fansje që kishte problem me frymëmarrje.

Këngëtarja madje i kishte ofruar inhalatorin e saj, duke qenë e ndishme në këtë aspekt./Indeksonline/