75 Mall Live Search
08:27 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Billie Eilish po lançon parfumin e parë (FOTO)

Këngëtarja Billie Eilish po lanson parfumin e saj të parë.

‘Eilish’ vjen në një shishe bronzi në formë të gjoksit dhe qafës së një gruaje, e cila njihet si pjesa e preferuar e trupit të saj, transmeton Indeksonline.

19 ka hedhur një postim në Instagram duke shkruar:

Jam shumë e emocionuar që më në fund do të ndaj aromën time debutuese me ju, “Eilish”. Kjo është një aromë që kam ndjekur për vite e vite. Është era ime e preferuar në gjithë botën. Aroma ka qenë gjithmonë një pjesë kaq e madhe e jetës dhe ekzistencës sime që prej sa mbaj mend dhe ishte ëndërr për mua ta krijoja dhe ta sillja në jetë. Ka qenë një nga gjërat më emocionuese që kam bërë ndonjëherë. Mezi pres të bëhet e juaja!

Produkti, i cili kushton 68 dollarë, dhe pritet të jetë i disponueshëm nga muaji nëntor, por njerëzit kanë filluar të regjistrohen për “pre-order”./Indeksonline/